“A mund të më lini të qetë? Ju lutem!” – Lavrov nxehet keq në samitin e OSBE-s në Shkup

10 months ago 45

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u përball me disa ndërprerje derisa po fliste në samitin e OSBE-s në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“A mund të më lini të qetë? Ju lutem! Faleminderit!”, tha Lavrov në anglisht, derisa vazhdoi pas disa sekonda fjalimin e tij në rusisht, transmeton Telegrafi.

Mbetet e paqartë se kujt iu drejtua në këtë mënyrë, por thuhej se delegacioni ukrainas kishte lëshuar sallën në momentin kur Lavrov nisi fjalimin e tij.

🤡 “Can you leave me alone please? Thank you,” – Lavrov at the OSCE meeting pic.twitter.com/FEHu6dwfkT

— NEXTA (@nexta_tv) November 30, 2023

Lavrov mbërriti në Shkup për të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Diplomatët e disa vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë Ukrainën, e bojkotuan ngjarjen për shkak të pjesëmarrjes së planifikuar të Lavrovit në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministri i jashtëm rus foli për 15 minuta para se të largohej nga takimet.

Pothuajse të gjithë diplomatët perëndimorë, që folën në ditën e parë të samitit që nisi të premten dhe do të përfundojë më 1 dhjetor, e dënuan Rusinë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, që e nisi vitin e kaluar, dhe synimet e saj për destalizimin dhe shtrirjen e ndikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. /Telegrafi/

Read Entire Article