“A po e çon Rama shokun e tij në burg?”, Berisha: Shaka! Ilir Beqaj do të përfitojë amnistinë e tretë

9 months ago 23

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar hetimet e SPAK për Ilir Beqajn, ndërsa theksoi se ky i fundit do të përfitojë sërish një amnisti të tretë.

Pyetjes së gazetarit të Neës24, Osman Stafa mbi opsionin; “Nëse Rama do ta çonte në burg shokun e tij, Ilir Beqaj”, Berisha qeshi ndërsa shtoi se kjo ishte një shaka.

“Kjo është shaka! Kush ta tha. E sigurt që do të shkojë drejt amnistisë së tretë. Të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që ka emëruar kushëririn e tij të parë, në mos gaboj me mbiemër Byrazeri për të bërë studimin e fizibilitetit. Të mos bësh përgjegjës Beqajn që jashtë çdo tagri ligjor ka përcaktuar kompaninë fituese të Rrapajt. Rrapaj është njeri i Ramës 100%.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article