A po e dëmton PD procesi gjyqësor ndaj tij? Berisha: Unë po e mbroj partinë…

11 months ago 10
12:09 25/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në konferencë për mediat këtë të Mërkurë me dosjen në dorë duke renditur të vërtetat e tij sa i takon akuzave për aferën e ish-klubit “Partizani”.


I pyetur se a po e dëmton Partinë Demokratike ky proces gjyqësor, Berisha u shpreh se është ai i cili po e mbron partinë më të madhe opozitare në vend nga një ‘proces i shëmtuar politik’.

Pyetje: Pse ju nuk e zhvilloni këtë betejë që keni si Sali Berisha vs SPAK, por e zhvilloni si PD vs Drejtësia. A e dëmtoni ju kështu partinë Demokratike për zgjedhjet e 2025-ës?

Sali Berisha: Si mund ta dëmtoj unë PD kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik të programit të saj?! Si mund ta dëmtoj? Përkundrazi, PD është dhe do mbetet trashgimtare dhe krenare e të gjitha këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë. E kam gjithçka parimore, programore që përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Të thuash ti se letrat me vlerë i futa në përdorim për dhëndrin tim, nuk ka marrëzi si kjo, ato kanë filluar të përdoren në 1995.

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim, por me trillime e shpifje kurrë nuk ka gjë që më detyron të tërhiqem, këto dëshmojnë se janë reforma nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë”, theksoi kryedemokrati./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article