“Absurditet dhe sjellje totalisht e palogjikshme e BE dhe KFOR-it sa i përket hapjes së urës”

1 month ago 12
Reklamë

Ura e Ibrit siç duket është bërë mollë sherri mes BE-së dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ura do të hapet dhe nuk asnjë asryje që ajo të rri e mbyllur.

Por, me Kurti nuk janë pajtuar BE-ja dhe vendet e QUINT-it.

Madje, BE paralajmëroi edhe masa shtesë për Kosovë, në rast se e hap urën.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, ka thënë Stano.

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo urë është e mbyllur nga BE dhe KFOR-i që nga viti 1999, dha tani shqiptarët po duan ta hapin të komunikojmë dhe të jetojmë normal dhe ura të hynë në funksion të afrimit dhe tolerancës.

“Një urë është një vepër arti e cila ju lejon të kaloni një pengesë natyrore ose artificiale (depresioni, rrjedha e ujit, rruga e komunikimit, lugina, kanion) duke kaluar mbi të.

Në Kosovë vitin 1998/1999 ka ndodhë luftë mes Serbisë si okupuese me fuqi te saj të armatosura policore, ushtarake, paramilitare dhe popullatës shqiptare autoktone me mbi 95% të popullatës së Kosovës.

Prej vitit 1999 KFOR dhe BE kanë mbyllë urën dhe nuk është në funksion që lidhë dy pjesët e qytetit të Mitrovicës të veriut me serbë dhe asaj të jugut me shqiptarë.

Edhe pse shqiptarët ishin të përdhunuar, të masakruar, të djegur, të dëbuar me dhunë e terror nga forcat serbe, sot ata, pikërisht shqiptarët janë ata që dëshirojnë të hapet ura, të komunikojmë dhe të jetojmë normal dhe ura të hynë në funksion të afrimit dhe tolerancës!”, shprehet ai.

Hoxha pyet, se si është e mundur që serbët në Kamenicë, Gjilan, Kllokot, Shterpcë dhe kudo gjetiu kurrë asnjë problem as provokim nuk e kanë problem me shqiptarët, vetëm në veri po ka probleme.

“E për çudi të madhe sot BE, KFOR dhe serbët janë kundër institucioneve të shtetit të Kosovës, kundër dëshirës dhe gatishmërisë së popullit shqiptarë të Kosovës të hapet ura, aq më keq ata paralajmërojnë sanksione kundër Kosovës dhe kërcënojnë se nëse e hapin urën për qarkullim të njerzëve dhe mallrave, protekst gjejnë pasigurinë dhe do të sanksionojnë Kosovën!?

Si është e mundur që serbët në pjesët tjera të Kosovës në Kamenicë, Gjilan, Kllokot, Shterpcë dhe kudo gjetiu kurrë asnjë problem as provokim nuk patën nga shqiptarët që janë të rrethuar me ta dhe janë më të sigurtë se serbët në Beograd, e po keni frikë se prishet siguria nëse hapet ura mes qytetit të ndarë! Absurditet dhe sjellje totalisht e palogjikshme e BE dhe KFOR-it sa i përket hapjes së urës”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article