Acari vijon të mbërthejë veriun e Europës

10 months ago 14
08:42 05/01/2024

1000 automjete mbetën të bllokuara në jug të Suedisë

Acari ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve nordike çoi në një kaos të madh në transportin rrugor.

Mbi 1000 automjete u bllokuan, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të evakuuar njerëzit të cilët kishi mbetur në një autostradë në zonën Skane të Suedisë jugore. Ushtria mobilizoi automjete për të ndihmuar në evakuimin dhe për të sjellë ushqim dhe ujë për ata që ishin bllokuar.

Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të Suedisë regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet  ku temperaturat ranë në -43.6C.

Në Lulea, rreth 900 kilometra në veri të Stokholmit dhe rreth 150 kilometra në jug të Rrethit Arktik, temperatura ra në -38 gradë ndërsa raportohet gjithashtu edhe për ndërprerje të energjisë elektrike. Shumë njërëz kanë raportuar probleme me shëndetin për shkak të të ftohtit ekstrem.

Acari dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme edhe në Gjermani. Anëtarët e Partisë së Scholz “Social Demokrate” (SPD) të qendrës së majtë, e cila është forca politike mbizotëruese në shumicën e zonave më të goditura në Gjermaninë veriore, i kanë bërë thirrje qeverisë federale të konsiderojë shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme që do të lejonte për të marrë hua për të ndihmuar me lehtësimin e përmbytjeve. 

Sinoptikanët kanë parashikuar reshje shiu dhe mot të ftohtë dhe temperatura të ulëta përgjatë gjithë fundjavës, si dhe borë, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të pranojnë evakuuimin si dhe të mos udhëtojnë pasi do të ketë ngrica.

Ndërkaq përmbytjet kanë shkaktuar probleme në të gjithë Anglinë. Udhëtimet janë ndërprerë ndërsa qindra banorë janë evakuuar në Nottinghamshire.

Reshjet e dendura shkaktuan mbylljen e shumë rrugëve dhe autoritetet i bënë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë.

Për Moskën i ftohti ekstrem nuk është ndonjë çudi, por sipas meterologëve vendi regjistroi temperaturën e saj më të ulët në 74 vjet, në minus 27 gradë Celsius në disa rrethe. Moti i ftohtë i ashpër pritet të qëndrojë në kryeqytetin e Rusisë deri në Krishtlindjet e krishtera ortodokse të cilat festohen më 7 Janar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article