Emisioni Investigativ Vetting në News24
Pavarësisht syrit qorr dhe veshit shurdh të autoriteteve, maskat me vlera nga 500 deri në 3 mijë euro që kryejnë mbulimin e plotë të tipareve duket se janë përdorur gjerësisht 1 dekadë më parë.
Specialisti i IT, Drini Serjani thekson se aplikacionet “Signal” dhe “Telegram” përdoren për aktivitete kriminale, ndërsa këshillon Policinë se si duhet t’i godasë këto grupe që suportojnë aktivitetet kriminale për qëllime përfitimi.
“Janë shumë të vështira si raste për t’u kapur për vetë arsyen se individët që bëjnë këto shitje përdorin adresa të kamufluara dhe Fake”. “Unë si specialist IT-je sugjeroj që Policia të stimulojë blerje. Në momentin që bëhet shitja dhe blerja të bëhet kapja dhe evidentimi i të gjithë këtij procesi.
Gjithashtu është vënë re që këta shitës përdorin aplikacione siç është “Signal” dhe “Telegram”, ku prap me idenditete të rreme vazhdojnë komunikimin me klientin dhe dërgimin e produktit përmes postave private”. “Po përdorin adresa fake, me numra që blihen në tregun e zi, normalisht identiteti i këtyre adresave është jo real. Gjithashtu po përdorin postat private të cilat nuk kërkojnë shumë informacion tek personi që do të dërgojë një pako.
Gjithashtu po përdoren edhe rrjete të ndryshme, platforma komunikimi sic është “Telegram” dhe “Signal”, gjithashtu të manipuluara me adresa fallco për të vazhduar komunikimin.
Mënyrat që shfrytëzohen janë nga më të ndryshmet që tek pagesat kesh, siç është Bitcoin dhe Ethereum (Etherium). Një tjetër mënyrë që përdorin këta shitës për t’u mos gjurmuar lokacioni i tyre kur bëjnë shitjen e maskave të silikonit është përdorimi i VPN-në e cila manipulon vendodhjen e këtij personi. Jo vetëm manipulon lokacionin por inkripton çdo të dhënë që kalon përmes këtij kompjuteri”.
“Çdo kompjuter, çdo pajisje elektronike ka një mak-adresë të caktuar, ku nëpërmjet kësaj adrese dhe nëpërmjet IP-së së të çdo adrese mund të kryhet indentifikimi dhe lokacioni. Duke përdorur VPN-në këta persona shmangin vendodhjen dhe indentifikimin e tyre nga organet ligjzbatuese”, shprehet specialisti i IT, Drini Serjani.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb