Adri dëfrehet me valltaren në BBVK, Iliriana e ngacmon: Rrotulloje pak se ke merak në gra të huaja ti

9 months ago 10

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e së mërkurës është organizuar “Belly Dance Night”.

Banorët kanë mirëpritur disa valltare në oborr, gjersa edhe vajzat e shtëpisë janë veshur me fustane enkas për të kërcyer në këtë zhanër.

Vëmendje të veçantë gjatë mbrëmjes kanë rrëmbyer çifti Adri dhe Iliriana, e posaçërisht kjo e fundit e cila është e njohur për situatat karizmatike që shkakton brenda shtëpisë.

Në një moment teksa Adri po kërcente me një prej valltareve në oborr, Iliriana e ngacmonte duke i thënë: “O Kadri, kuku për ty çfarë të ka gjetur”.

E teksa partneri i saj po shijonte kërcimin, më tutje ajo i thoshte “rrotulloje pak, rrotulloje, se ke merak në gra të huaja ti”.

Këto situata komike mes çfitit kanë bërë fansat që të komentojnë në rrjetet sociale dhe t’i pëlqejnë akoma më tepër për mirëkuptimin dhe harmoninë që kanë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Read Entire Article