Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Ramës e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme

1 week ago 45
Reklamë

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar në kokën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nënkupton vrasjen e tyre.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kalaja shpreh zhgenjimin pse Sali Berisha nuk e caktoi atë Drejtuese Politike te Qarkut te Tiranes, por Belind Këlliçin, dhe nënvizon se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet është përmes përballjes, destabilizimit dhe “tritolit”, duke lënë të kuptohet nxitjen e dhunës së paprecedentë.

“E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se:

Tirana shpëtohet vetëm me TRITOL.

Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria. Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time.

Sa për ata që më sulmuan, nuk i’a vlen, të harxhoj kohën time të vyer.

Koha më dha të drejtë.

Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.

Pyetja që unë shtroj është se: A shkohet në “luftë” pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës?

Kurrsesi JO.

Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka “vrarë” Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës.

Për këtë arsye teoria e “tritolit” sot është zgjidhja e vetme.

Vetëm me përballje, destabilizim dhe “tritol”

1. Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.

2. Rrëzohet Mafia në pushtet.

3. Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.

Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.

PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj”, thekson Adriana Kalaja.

Read Entire Article