Gerti Bogdani la pas gruan dhe dy fëmijët – Historia e ish-deputetit me të shoqen, dashuri që nga gjimnazi

21 hours ago 34
Reklamë

Mesditën e sotme u nda nga jeta ish-deputeti i PD Gerti Bogdani. Në moshën 44 vjeçare në formë krejt të papritur, atij iu prenë në mes të gjitha ëndrrat e thurura për të nesërmen.

Lajm i trishtë për kolegë, miq e madje njerëz që mbase asnjëherë s’e kishin njohur nga afër…Por mbi të gjitha, një dhimbje e madhe për familjen. Bogdani ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën e Reinartin si dhe bashkëshorten, aktivisten e njohur Edlira Çepani.
Pas një lidhjeje të gjatë dashurie të nisur që në bankat e gjimnazit, Gerti dhe Edlira u martuan në Korrik të vitit 2010. Një dasmë e madhe me shumë të ftuar, fotot e të cilës qarkulluan në çdo media.

Mbi dy dekada sëbashku, duket se dashuria e tyre me kalimin e kohës vetëm sa është forcuar.

“Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Një një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat.

Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”, shprehej Edlira para pak muajsh teksa rrëfente historinë e dashurisë së tyre.

Jo më larg se në Korrik të këtij viti ajo i dedikon fjalët më të bukura shokut të saj të jetës.

“Bota bëhet një vend më i bukur sa herë ti buzëqesh! Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruhej krahas një fotoje të çiftit, në ditëlindjen e 44-të të deputetit.

Për fëmijët, Bogdani thoshte se “kur vinte puna te ata, çdo gjë që bënte ose thoshte e mendonte dy herë.”

Read Entire Article