Afera ”Partizani”/ Ankimimi masave të sigurisë nga Berisha dhe Malltezi, Apeli shtyn vendimin

10 months ago 23

Seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit në lidhje me masat e sigurisë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Përmes një njoftimi, Apeli bën me dije se pasi ka dëgjuar palët ka vendosur shtyrjen e shpalljes së vendimit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”, thuhet ne njoftim.

Më 14 nëntor avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën.

Përmes avokatëve mbrojtës, Berisha kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë. Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv. Mbi Malltezin rëndon masa “arrest në burg”.

Read Entire Article