Afrikë, borë në mes të “verës”: Nuk shihej prej një dekade, temperaturat nën zero!Afrikë, borë në mes të “verës”: Nuk shihej prej një dekade, temperaturat nën zero!Afrikë, borë në mes të “verës”: Nuk shihej prej një dekade, temperaturat nën zero!

1 year ago 59
Reklamë

Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburgut, u zgjuan sot me një pamje që nuk shihej atje prej më shumë se 12 vjetësh.

Qyteti ishte mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat ranë nën zero, duke i lënë ata sa të gëzuar nga përjetimi i një gjëje kaq të rrallë për ta, aq dhe të shqetësuar nga ideja sesa mund të zgjasë ky i ftohtë.

“Është magjike. Kishte kaq shumë kohë që nuk shihnim borë me sy. U kënaqëm shumë shumë, megjithatë shpresoj që ky i ftohtë të mos zgjasë shumë dhe të rikthehet i ngrohti përsëri”, u shpreh një banore e South Johannesburg Lerato Matepese.

 “Një ditë e jashtëzakonshme kjo për ne këtu në Afrikën e Jugut, ishte kaq bukur të shihnim borë sërish, edhe pse po ngrijmë”, tha Olga Coelho një banore tjetër .

Ky është fillimi i dimrit në këtë vend të hemisferës jugore, dhe meteorologët po i ndjekin me vëmendje zhvillimet atje. Megjithatë, eksperti Ëayne Venter tha për Daily Maverick se këto kushte nuk janë të jashtëzakonshme dhe nuk mund të thuhet se kanë lidhje me ndryshimet klimatike.

Shërbimi i motit i Afrikës së Jugut ka lëshuar paralajmërime për shkak të frontit të ftohtë që ka goditur provincën Gauteng, e cila përmban Johannesburg dhe kryeqytetin, Pretoria.

Top Channel

Read Entire Article