Ahmetaj reagon sërish: Po më bëjnë gjyq popullor

1 year ago 33
17:13 12/10/2023

“Ministria e Ekonomisë gjatë asaj kohe nuk bënte privatizime”

Ish-zëvendëskryeministri brenda dy ditëve ka reaguar sërisht për çështjn e privatizimit të shoqërisë “Buka sha”. Nga arratia ish-ministri ka ngritur 9 pyetje në lidhje me këtë çëshjte duke mos i kursyer as akuzat për mënyrën se si lajmi dhe dosja u bëne publike. Ai pretendon se vepra penale e “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me këtë çëshjte nuk qëndron. 

Ai po ashtu ka një pikëpyetje se përse familja Myrdeziri, në Qeshor të vitit 2022 ka bërë një kallëzim specifikisht për të. Për këtë ish-ministri shprehet me rezerva duke theksuar se mos vallë kjo përkon e promovuar me persekutimin e përndjekjen e tij politiko-mediatiko-juridike. Ahmetaj po ashtu ka pikëpyetje edhe për punën që ka bërë SPAK në lidhje me këtë çështje.

“Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!”

Në vazhdën e reagimeve të tij ish-ministri Arben Ahmetaj ka shpjeguar rolin e dikasterit që ai drejtonte në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka sha”. 

“Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime! Ministria e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga unë, me ligj urdhëronte vetëm nisjen e procedures së privatizimit të aksioneve shtetërore në sektorët jo-strategjikë. Ministria e Ekonomisë urdhëronte vlerësim ose rivlerësim, që më pas kryhej nga ekspertë të pavarur, të licensuar. Ministria e Ekonomisë dërgonte dosjen në Agjensinë e Privatizimit në Ministri të Financave. Të gjitha këto hapa duke zbatuar ligjet në fuqi.”

Ky është reagimi i dytë i Ahmetajt për këtë çëshjte duke bërë publike edhe dokumentat që sipas tij ministria e Ekonomisë në atë kohë ka respektuar ligjin për privatizimin e aksioneve të shtetit në shoqërinë “Buka sha”. Arben Ahmetaj thekson se nuk i ka shkakuar asnjë dëm buxhetit të shtetit, por ka mbrojtur interest e tij. 

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article