“Ai është frymëzim, nuk duhet ta lë boksin” – fjalët e Anthony Joshua për Francis Ngannou pas fitores

7 months ago 14

Anthony Joshua ka folur pas fitores ndaj Francis Ngannou, që në raundin e dytë me nokaut.

AJ ishte i përsosur, i qetë dhe i matur, ndërkohë që ishte i pamëshirshëm dhe i egër kur duhej, duke mos i lënë asnjë shans kamerunasit.

Britaniku ka pasur fjalë të mira për Ngannoun edhe pse e mposhti shumë shpejtë, duke e quajtur një frymëzim.

“Është kjo që është. Kur pashë luftën mes Francis dhe Tyson Fury, kuptova se ai mund të luftonte. Dhe unë doja të isha pjesë e kësaj”.

“Ai është një frymëzim. Ai është një kampion i madh dhe ky rezultat nuk i heq asgjë nga aftësitë e tij. I thashë se nuk duhet të linte boksin”.

“Ai mund të bëjë mirë. Ai ka luftuar me dy nga më të mirët”, ka thënë Joshua.

Britaniku e rrëzoi një herë në raundin e parë, ndërsa dy herë në të dytin për të marr fitoren me nokaut. /Telegrafi/

Anthony Joshua with a devastating knockout over Francis Ngannou #JoshuaNgannou #DAZN #Boxing #Boxeo #MMA #PFL

pic.twitter.com/CKyYqGCmmc

— Ape Shit Boxing (@ApeShitBoxing) March 9, 2024

Read Entire Article