AI parashikon se si do të duken Ronaldo dhe Messi në 2042 – Rezultatet janë të ‘frikshme’

10 months ago 11

Një artist i Inteligjencës Artificiale (AI) ka parashikuar se si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të duken në vitin 2042 dhe teksa rezultatet janë magjepsëse, na bën që të ndihemi më të vjetër.

Dy ikonat e futbollit e kanë ndarë skenën për 15 vite në një duel për të dëshmuar se kush është më I miri në botë, teksa Luka Modric ishte lojtari që kishte ndërperë dominimin e tyre 10-vjeçar të Topit të Artë në vitin 2018.

Dyshja po vazhdojnë me formë të lartë në Ligën Saudite dhe në MLS respektivisht, duke na bërë të mendojmë se do të vazhdojnë me këtë formë deri në pensionim.

Është e vështirë për çdo tifoz të futbollit të imagjinojnë këtë sport pa Ronaldon dhe Messin. Pensionimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata do të largohen përgjithmonë nga futbolli, por do të mbyll një kapitull magjik të historisë së saj.

Çfarë nëse ata vendosin të vazhdojnë karrierën si trajnerë? Ronaldo bëri me shenjë se një gjë e tillë mund të ndodhë në një intervistë në vitin 2019.

“Nuk e përjashtoj këtë mundësi”, kishte thënë Ronaldo për ICON kur u pyet nëse do të vazhdojë karrierën si trajner pas pensionimit.

Në anën tjetër planet e Messit pas futbollit ende nuk dihen. Ani pse ai ka sugjeruar se do të ishte i interesuar të merrte rolin e drejtorit sportive tek ndonjë klub.

Në 2042, Ronaldo do të jetë 56-vjeçar ndërsa Messi do të jetë 54. Por sipas AI, ata nuk do të duken edhe aq të vjetër në krahasim me moshën e tyre.

Messi duket se do ta heq qafe mjekrën përgjithmonë, ndërsa për të dy po vërejmë flokët e thinjura, diçka që është e natyrshme në atë moshë./Telegrafi/

Read Entire Article