“ Ajo kishte një tjetër, u çmenda nga xhelozia dhe e vrava”, zbardhet dëshmia e vrasësit të 43-vjeçares

10 months ago 26

Mbrëmjen e sotme është arrestuar autori i vrasjes së 43-vjeçares në Salaminë të Greqisë.

Autori i dyshuar i krimit 71-vjeç u arrestua në zonën e Keratsinit. Ai ka rrëfyer para policisë së e kreu krimin pasi ishte çmendur nga xhelozia.

Ajo kishte lidhje me një tjetër, unë e mora vesh dhe u çmenda nga xhelozia dhe vendosa ta vrisja”, është shprehur 71-vjeçari para policisë.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e së martës, ndërsa 43-vjeçarja ndodhej në banesën e prindërve, pasi më herët kishte marrë urdhër mbrojtjeje pasi ishte dhunuar nga 71-vjeçari.

I moshuari ka shkuar në banesën ku jetonte 43-vjeçarja dhe e ka qëlluar me armë karabinë nga oborri i banesës, dhe pas krimit e ka mbuluar trupin e viktimës me çarçaf.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article