“Ajo nuk i do lulet, do vetëm beton”, deputetët e opozitës-Kumbaros: Nuk harxhoni as paratë e vjedhura, por i doni falas

7 months ago 7

Ndërkohë që deputetët e opozitës vijojnë me përpjekjet për bllokimin e punës së Kuvendit dhe akuzojnë zv kryetaren e Kuvendit se nuk ka vota të mjaftueshme për të miratuar projektligjet nen për nen, deputetja Ina Zhupa dëgjohet të thotë se ministrja Mirala Kumbaro nuk i meriton lulet që i janë dhënë me rastin e 8-Marsit, pasi sipas saj ministrja do vetëm beton.

“Kumbaro do vetëm beton nuk do lule. Merrja lulet”, dëgjohet të thotë Ina Zhupa.
“Edhe lulet i doni falas, as paratë që vidhni nuk harxhoni”, dëgjohet të thotë Gazment Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article