“Ajo tha PO” – futbollisti afrikan Keith Groeneveld i jep fund beqarisë

6 months ago 4

Futbollisti afrikano-belg, Keith Groeneveld, ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes dhe i pranishëm në mediat shqiptare.

Kjo për shkak të romancës me aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi.

Dyshja, të cilët janë ndarë rreth dy vjet më parë, ishin shumë të komentuar përgjatë lidhjes që zgjati për më shumë se një vit.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa kanë kanë kaluar dy vjet nga ajo periudhë, Keith duket se ka gjetur dashurinë e re.

Në një postim në rrjete sociale, bëhet e ditur se ai i ka propozuar partneres së tij të re.

“Ajo tha PO”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Keith dhe Adriana u ndanë për shkak të diferencës së madhe në moshë, pasi aktorja nga Gjilani ishte 20 vjet më e vjetër. /Telegrafi/

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld
Read Entire Article