Akademia e Policisë, gazetari: Të skualifikuarit fituan të drejtën e studimit

2 weeks ago 42
Reklamë

Gazetari Igli Celmeta i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 tha se për herë të parë në këtë vit është hapur dega e sigurisë dhe hetimit, që është një shkollë e lartë bachelor.

Gazetari tha se shumë maturantë kanë dalë fitues në këtë degë dhe më pas janë skualifikuar, edhe pse ishin në një listë të sigurt fituesish.

“Për herë të parë këtë vit është hapur dega siguri dhe hetim të ciklit 3-vjeçar Bachelor. Aplikantët janë maturantët, siç aplikojnë për degë të tjera. Policia e Shtetit lajmëroi se individët fitues marrin menjëherë gradën nënkomisar. Për të aplikuar në këtë degë ka disa faza. Faza e parë është aplikimi në U-Albania. Janë 150 kuota te Siguria dhe hetimi, 100 vijnë nga maturantët dhe 50 janë nga Policia e Shtetit. Maturantët kanë aplikuar në bazë të disa kritereve që është mesatarja mbi 6.5 dhe kritere të tjera që janë plotësuar nga maturantët.

50 përqind i ka faza e parë, mesatarja, provimet. 30 përqind janë testi fizik dhe 20 përqind është testi me gojë e psikologjik. Më 25 gusht janë shpallur fituesit. Më 26 gusht jepet njoftimi që nis procesi i ankimimit më 26-27 gusht, por ankimim nuk kanë bërë fituesit. Por 14 aplikantë, që kanë qenë jashtë listës fituese, janë futur në listën fituese, ku 13 kanë qenë të skualifikuar. Arsyeja pse janë skualifikuar është absurde. Pjesa më e madhe e të skualifikuarve janë në 40 vendet e para. Një kandidati i janë shtuar 9 pikë dhe kjo është absurde. Më pas, është spostuar një person tjetër që është shpallur fitues dhe i është hequr e drejta e shkollimit. Mua më kanë kontaktuar shumë aplikantë, që janë shpallur fitues, kur kanë shkuar në fakultet të regjistrohen iu kanë thënë se nuk janë fitues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article