Protesta para Bashkisë Tiranë/ “Koha për veprim!”, Balliu: Pushtetarët, gati të helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat!

1 hour ago 21
Reklamë

Shefi i Organizimit të PD-së në Tiranë Klevis Balliu, në protestën e 26 para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se arsyeja për të cilën opozita nuk fiton zgjedhjet, është sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, bëhen votime.

Ai shtoi se pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, dhe janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.

“Sado të vijmë e të flasim, të gjithë i dimë problematikat. E rëndë të thuash në 2025, që po duhet të fitojë opozita e duhet ndryshimi.
I dëgjon nga njerëz që edhe paguhen nga pushteti aktual. E thonë pastaj, po nuk mund të fitohet, Sepse në subkoshiencë e dinë se këtu zgjedhje nuk ka, ka vetëm votime.

Pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.
Përkundër gjithçkaje që ndodh, në gjyq është opozita dhe masa sigurie merren për opozitën.
Ka ardhur koha të nisim ne lëvizje të reja, të nisim veprime e akte. Duhen jo fjalime opozitare por akte opozitare. ”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article