Aksident i rëndë në Lushnje, e reja përplas me makinë 70-vjeçarin, ndërron jetë i moshuari

11 months ago 14
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, pasi drejtuesja 26-vjeçare e një automjeti tip “Toyota” ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, kur e reja është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sakaq, shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article