Aksident i rëndë në Sarandë-Delvinë, i riu humb kontrollin e ‘Hyndai’-t, përmbyset makina

10 months ago 12

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, te vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.

Automjeti ‘Hyndai’ me targë TR8603T me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe po merr mjekimin në urgjencën e Sarandës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article