Aksident me vdekje gjatë natës në Bypass-in e Fierit, vdes kalimtari

9 months ago 12

Aksident me vdekje gjatë natës në Bypass-in e Fierit.

Fier/Rreth orës 03:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Etiketa:

Read Entire Article