Aksident me vdekje në aksin “Plepa-Kavajë”, autori largohet nga vendi i ngjarjes

4 weeks ago 10
Reklamë

Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 00:50 të ditës sësotme në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Sipas policisë, dyshohet se një automjet, shoferi i të cilit ende nuk është identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Read Entire Article