Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”, autoboti përplaset me mjetin bujqësor, një i plagosur

9 months ago 20

Aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Vogël. Policia bën me dije se një automjeti tip “Benz” autobot, me drejtues shtetasin A. G., 36 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, frezë, me drejtues shtetasin D. Rr.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article