Aksident në Fier, makina merr përpara motorin, një i plagosur

10 months ago 26

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë QTU, në Fier. Një automjet tip ” Benz” ka përplasur një motor.

Gazetari Enea Verria bën me dije për BalkanWeb se si pasojë e përplasjes nga makina ka marre plagë drejtuesi i motorit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në këtë aks rrugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article