Sekuestrohen mbi 7 kg drogë, arrestohet shqiptari në Firence/ Ja çfarë e tradhëtoi

2 hours ago 19

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 22-vjeçare nga Firence, të dy të akuzuar për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike, u arrestuan nga policia italiane mbrëmjen e së enjtes.

Operacioni u zhvillua gjatë një shërbimi që synonte goditjen e krimeve të lidhura me drogën. Efektivët ndaluan të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimesh. Pas kontrollit, burri ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur efektivët me bërryla të forta.

Me gjithë rezistencën, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vazhdojnë operacionin, duke shkuar më pas në shtëpinë e të riut, ku gjetën edhe shoqja e tij.

Brenda banesës, mes dhomës së gjumit dhe dhomës së ndenjes, u gjetën mbi 7 kg drogë, kryesisht hashash, por edhe kokainë dhe marihuanë. Së bashku me lëndën narkotike u gjet një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, me gjasë që përdorej për paketimin e dozave për shitje me pakicë.

Të dy të rinjtë janë arrestuar. Burri u dërgua në burgun Sollicciano të Firences, ndërsa gruas pa precedentë penalë i është nënshtruar masa e sigurisë arrest shtëpie. 26-vjeçari do të duhet të përgjigjet edhe për akuzat e kundërshtimit ndaj një zyrtari publik dhe sulmit të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article