Aksident në Fier-Patos, raportohet për dy të plagosur

9 months ago 21

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier-Patos në afersi të Portëzës.

Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekesore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar më vendngjarje e po punon për zbardhjen e rrthanave se si ka ndodhur ky aksident.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article