Aksident në Lezhë, plagosen katër persona

1 year ago 23
Reklamë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë. Një automjet, me targa AA 546 FZ, është përplasur me një tjetër automjet, me targë AA 430 OG.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Mësohet se ato janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po marrin ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Read Entire Article