Aksident në Lezhë-Shkodër, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat anësore

1 month ago 7
Reklamë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Read Entire Article