Aksident pranë Tepelenës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset së bashku me dy pasagjeret

7 months ago 11

Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në aksin rrugor “Krahës-Malas” pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Raportohet se si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai.

Sakaq, të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article