Emri/ Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humbet jetën një person

2 hours ago 24

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq, mëngjesin e së dielësNjë aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të së dielës në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri, bashkia Delvinë.

Një automjet ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani rreth 70 vjeç. Aksidenti ka ndodhur tek rruga në fshatin Bajkaj.

Si pasojë e goditjes, banori ka humbur jetën në vend, ndërkohë edhe të dy kafshët kanë ngordhur nga përplasja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article