Aksident tjetër pranë Fierit, makina përmbyset në kanalin anësor të rrugës, plagoset shoferi

8 months ago 23

Një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur pranë Fierit ditën e sotme, teksa raportohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin Fier-Seman duke përfunduar në kanalin anësor.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur dhe dërguar menjëherë drejt spitalit të Fierit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article