Aksident trafiku mes një autobusi dhe veture në Beograd, humb jetën një person dhe mbi 40 tjerë lëndohen

3 months ago 16
Reklamë

Në një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ka humbur jetën shoferi i veturës si dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5:30, kanë bërë të ditur nga ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të policisë serbe, 36 të lënduarit gjenden në qendrën emergjente të Beogradit, kurse 12 tjerë janë dërguar në spitalin ushtarak.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm, dhe ka theksuar se janë shtuar kontrollet në komunikacion nga java e kaluar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, nga i cili humbi jetën një person dhe dhjetëra tjerë u lënduan. /Telegrafi/

Read Entire Article