Aksident tragjik në Itali, ‘Peugeout’ dhe ‘BMW’ përplasen kokë më kokë, tre të vdekur dhe tre të plagosur

6 months ago 11
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në provincën e Tarantos, ku mjeti ‘Peugeout’ është përplasur kokë më kokë me mjetin tip ‘BMW’.

Tre viktimat kanë qenë në mjetin ‘Peugeout’, ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin një çift me fëmijën e tyre.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Top Channel

Read Entire Article