Aksidenti i dytë brenda pak orësh/ Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në rrugë dhe bllokon qarkullimin, radhë të gjata automjetesh në aksin Përrenjas-Librazhd

10 months ago 11

Një mjet i tonazhit të rëndë që është përfshirë në një aksident në aksin Përrenjas-Librazhd ka shkaktuar radhë të gjata në njërin aks.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në këtë zonë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge. Për një kohë të gjatë njëra korsi e segmentit të rrugës kombëtare Përrenjas-Qukës ka qenë e pakalueshme dhe policia rrugore e ka pasur të vështirë të disiplinojë qarkullimin e dendur të automjeteve ndërsa radha përkohësisht ka shkuar të paktën 2km. Po gjatë mëngjesit të kësaj të Hënë në këtë aks rrugor në një aksident mbetën të plagosur 6 persona .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article