Aksidenti në Korçë/ U përplas pak më parë nga automjeti, ndërron jetë në spital këmbësori

2 hours ago 29

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Korçë, në unazën e qytetit.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton se nga informacionet e para mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article