Aksidenti në Tiranë, makina e efektivit të policisë përplasi eskortën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme. Dalin detajet

9 months ago 24

Në aksidentin që u regjistruar mbrëmjen e sotme është përfshirë eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime bëjnë me dije për Balkanweb se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Për rastin, policia ka nisur dhe një hetim për të sqaruar aksidentin.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article