Aksidenti tragjik me 62 të vdekur në Brazil, nxirren nga rrënojat trupat e viktimave

1 month ago 8
Reklamë

Ekuipazhet braziliane të emergjencës kanë nxjerrë trupat e 62 viktimave që ndodheshin në bordin e një avioni i cili u rrëzua të premten e 9 gushtit në qytetin Vinhedo, afër Sao Paulos.

Operacioni për të hequr trupat nga vendi ku ndodhi katastrofa përfundoi në orën lokale 18:30, pasditen e së shtunës së 10 gushtit.

Viktimat 34 meshkuj dhe 28 femra u dërguan në morgun e policisë në qytetin e Sao Paulo ku do të identifikohen dhe më pas do tu jepen familjarëve. Dy nga viktimat, aktualisht piloti dhe të bashkëpiloti u identifikuan më herët gjatë ditës, thanë autoritetet.

Ndërkohë anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë afër për të ndihmuar në identifikimin e viktimave, shkruan BBC.

Read Entire Article