Aksidenti tragjik në Itali/ Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave

11 months ago 14
Reklamë

Mbrëmjen e djeshme një aksident tregjik ndodhi në Venecia, Itali, ku si pasojë e një rrëzimit të autobusit nga ura, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje së fundminka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Sipas informacioneve deri më tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që humbën jetën.

Reagimi i MEFA:

Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në #Mestre, 🇮🇹. #Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik.

Read Entire Article