Aksidentohet eskorta e gjyqtares Irena Gjoka, punonjësi i policisë godet nga pas makinën e Gardës

9 months ago 29

Eskorta e Gardës është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se eskorta ka qenë shoqëruese e gjyqtares së  Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.

Ndërkohë mësohet se në eskortë nuk ndodhej gjyqtarja, por familjarë të saj.

Burime bëjnë me dijen se një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës.

Shkak i aksidentit dyshohet lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë persona të lënduar.

Burime bëjnë me dije se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article