Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka. Policia nis hetimet

9 months ago 23

Një aksident është përfshirë eskorta e Gardës. Është eskorta shoqëruese e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Burime bëjnë me dije se një punonjës policie udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës. Shkak i aksidentit ishte lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar. Burime bëjnë me dije se pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar aksidentin edhe për shkak se dyshohet që në makinë ishin familjarë të gjyqtares. 

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article