Aktivistët e klimës vandalizuan portën e Brandenburgut, por ata do të duhet të paguajnë për gjithçka

1 year ago 44
Reklamë

Aktivistët e lëvi0zjes klimatike Letzte Generation (Gjenerata e fundit) vandalizuan të dielën Portën e Brandenburgut, një nga simbolet kryesore të Berlinit, me bojë të kuqe.

Policia, e cila ruan vazhdimisht këtë monument të rëndësishëm të Berlinit, arrestoi 14 persona, transmeton Telegrafi.

Protestuesit derdhën ujë mbi shtyllat e portave të dielën në mëngjes. Të gjashtë shtyllat e ndërtesës së shquar deri në disa metra lartësi janë dëmtuar. Boja ka dëmtuar fasadën.

Sipas vlerësimeve të para, pastrimi i bojës nga vandalët e klimës nga lëvizja Letzte Generation do të kushtojë 35,000 euro.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e administratës së pasurive të paluajtshme të qytetit, Marlen Koenecke, për gazetën e Berlinit Der Tagesspiegel, duke deklaruar se shuma do të jetë më e lartë se sa pritej fillimisht.

Ngjyrat e përdorura nuk janë të tretshme në ujë, kështu që heqja e tyre do të jetë teknikisht më e vështirë.

Deri në dy metra lartësi, monumenti tashmë është pastruar sepse pjesët e poshtme të kolonave janë veshur me një shtresë mbrojtëse kundër grafitit.

Më keq do të jetë në pjesët e sipërme, ku pastrimi nuk mund të bëhet pa platforma të larta.

Ndërkohë, autoriteti i trashëgimisë së Berlinit raportoi se heqja e bojës me presion të lartë kishte dëmtuar sipërfaqen në disa vende.

“Është një garë me kohën sepse boja është ende duke u forcuar”, tha zyra. /Telegrafi/

++ BREAKING ++

🎨🧯Brandenburger Tor mit Farbe besprüht: Es ist Zeit für eine politische Wende.

Weg von fossil – hin zu gerecht!https://t.co/3bBOafLEMM pic.twitter.com/rrcS2O4SCl

— Letzte Generation (@AufstandLastGen) September 17, 2023

Mitglieder der Klimagruppe „Letzte Generation“ haben das Brandenburger Tor mit oranger und roter Farbe besprüht. Für die Aktivisten könnte die Angelegenheit nun sehr teuer werden.

Alle Infos gibt's hier: https://t.co/ZIy1dS2PEZ pic.twitter.com/bckunckuB3

— Tagesspiegel (@Tagesspiegel) September 19, 2023

Read Entire Article