Aktivistët prenë kabllot e internetit në një fabrikë në Skoci që furnizon ushtrinë izraelite

3 months ago 15
Reklamë

Një fabrikë në Edinburg u vu në shënjestër nga aktivistët mëngjesin e së martës.

Grupi dyshohet se vizitoi fabrikën Leonardo dhe spërkati me bojë të kuqe ekranet e modeleve të aeroplanëve luftarakë.

Ata gjithashtu pretendojnë se kanë “sabotuar kabllot e internetit”, transmeton Telegrafi.

“Palestine Action Skocia” ka pretenduar se ka vepruar për shkak që Leonardo “vazhdoi të armatoste ushtrinë izraelite me armë.

“Aktivistët sabotuan kabllot e internetit të fabrikës Leonardo të Edinburgut dhe spërkatën me bojë të kuqe ekranet e modeleve të aeroplanëve luftarakë”, u tha ndër tjera nga ky grup.

“Në orët e hershme të së martës, një grup hapi kutinë e kabllove, preu telat e internetit, spërkati shkumë zgjeruese brenda kutisë dhe me bojë shkruan “stop armatosjen e Izraelit”. Në pjesën e përparme të fabrikës, të tjerët spërkatën ekranet e aeroplanëve luftarak me bojë për të simbolizuar rolin e kompanisë në derdhjen e gjakut palestinez”, u theksua nga PAS.

Fabrika Leonardo në Edinburg ka të punësuar afërsisht 1800 punonjës, të cilët janë të specializuar në radarët të mbikëqyrjes dhe sisteme të kundërmasave. /Telegrafi/

Activists cut the internet cables of Leonardo, a company that manufactures targeting systems for Israel’s F-35 fighter jets in Edinburgh, Scotland. pic.twitter.com/ctuqZygx3d

— Clash Report (@clashreport) May 28, 2024

Read Entire Article