Aktorja Liza Koshy rrëzohet në tapetin e kuq të “Oscars 2024”

7 months ago 16

Aktorja Liza Koshy pati një moment të sikletshëm, kur u rrëzua në tapetin e kuq të “Oscars 2024”.

E veshur me një fustan të kuq dhe taka të larta, Liza pësoi një rënie të fuqishme, duke u rrëzuar tërësisht në tapetin e kuq.

Por, ajo shpërtheu në të qeshura — veprim tipik për të — ndërsa të gjithë rreth saj nxituan ta ndihmonin të ngrihej. Ajo vazhdoi të pozonte për fotot, por jo pa ndihmën e atyre rreth saj për të siguruar që të mos binte përsëri.

Oh man, poor Liza Koshy just took a tumble on the #Oscars red carpet. Hope she's ok!

(🎥: AP) pic.twitter.com/1j9bXNNBnZ

— Katcy Stephan (@katcystephan) March 10, 2024

Një video e AP e shpërndarë në Twitter nga gazetarja Katcy Stephan tregon rënien e plotë (dhe rimëkëmbjen e mahnitshme të Lizës).

Liza përndryshe more vëmendjen edhe jo shumë kohë më parë, kur u paraqit tejet elegante në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Golden Globes 2024”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Read Entire Article