Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se akuza ndaj babait të tij është një dekoratë. Ajo tha se Sali Berisha ka bërë vettingun 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjes së tij.
Malltezi tha se Berisha nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione publike dhe nuk ka përfituar asnjëherë. Ajo tha se Sali Berisha nuk e ka favorizuar Jamarbër Malltezin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vettingun 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit.
Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që coi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”, tha Argita Malltezi.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb