Akuza për plagjiaturë, jep dorëheqjen presidentja e Harvardit – mandati i saj ishte më i shkurtri në historinë e universitetit

10 months ago 26

Presidentja e Universitetit të Harvardit ka dhënë dorëheqjen pasi u përball me akuza për plagjiaturë dhe kritika për komentet e saj rreth antisemitizmit në kampus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Claudine Gay është përballur me presion në rritje për të dhënë dorëheqjen javët e fundit.

Në një letër ku njoftonte dorëheqjen e saj, ajo tha se ishte në “interesin më të mirë” të universitetit që ajo të largohej.

“Ky nuk është një vendim që unë e mora lehtë…”, shkroi Dr Gay, duke shtuar se dorëheqja e saj do t’i lejonte Harvardit të “përqendrohej në institucion dhe jo në çdo individ”.

Bëhet e ditur se 53-vjeçarja shërbeu si presidente për gjashtë muaj dhe ishte personi i parë me ngjyrë, dhe vetëm gruaja e dytë, që u emërua për të drejtuar universitetin.

Mandati i saj ishte më i shkurtri në historinë e tij 388-vjeçare. /Telegrafi/

Read Entire Article