Akuzat e SPAK, Berisha: Asgjë nuk cenon demokracinë e brendshme në PD

11 months ago 13
12:28 25/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një konferencë për shtyp këtë të mërkurë ku foli për çështjen e privatizimit të mjediseve të klubit “Partizani”.

Gazetarët e pyetën kryedemokratin se si do të ndikojë kjo situatë në parti. I pyetur nëse do të respektojë vendimet e forumeve të PD-së nëse ata kërkojnë largimin e tij, Berisha u përgjigj në këtë mënyrë.


“Asgjë nuk cenon demokracinë e brendshme në PD, por konstatoj se kam një mbështetje në rritje të jem i sinqertë. Kjo sa i përket mbështetjes, veçse ka rritur mbështetjen ndaj Sali Berishës. Nuk pajtohet kush me të padrejtën. Siç është Abi Malltezi atje sot mund të ishte çdo ndërtues në Shqipëri. Të gjithë shesin në themel. Edhe në vende të tjera shesin në themel”, tha Berisha.

I pyetur nëse po e çon PD-në drejtë një beteje që nuk i takon, Berisha iu përgjigj gazetarëve duke thënë se po e çon drejt një beteje që partia do ta fitojë.

“Po e çoj Partinë Demokratike drejt një beteje që do ta fitojë. Një parti që përkulet para të vërtetave nuk ka kurrë të ardhme. Nga rreshti i parë tek i fundit është një dacibao politike”, tha ai.

Po ashtu, Berisha shprehu mbështetjen mbi deklaratën e Gazment Bardhit për këtë çështje, por sa i përket akuzave të SPAK tha se do ta marrë përsipër të mbrojë atë aktivitet që sipas tij u ka shërbyer shqiptarëve.

“Unë kam mbështetur deklaratën e zotit Bardhi, por siç e sheh vetë ti duke qenë personalisht i akuzuar për reformat që kam bërë, marr direkt përsipër të mbroj atë aktivitet që u ka shërbyer shqiptarëve më shumë se çdo kujt tjetër”, tha Berisha./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article