Akuzat e SPAK, Berisha: Paçavure e Edi Ramës

11 months ago 36
12:30 23/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp këtë të hënë se akuzat e SPAK-ut ndaj tij janë një “paçavure e Edi Ramës”. Sipas Berishës, akuzat janë një fletë rrufe.

“Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij ‘skapistë’ deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve se kemi të bëjmë me një ‘dacibao’, fletë rruge për ata që nuk dinë çfarë janë”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri theksoi nga selia blu se në dokumentacionin e SPAK ka një “kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze”.

“Është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze që faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë së vendosur ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezi, këtij të fundit për fajin e vetëm se është dhëndri im”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se në akuzat e SPAK nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt se në dokumentet e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’ është shkelur ndonjë ligj./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article