Akuzat e SPAK për kompleksin Partizani, Berisha: Janë fshehur e manipuluar qindra dokumente

11 months ago 15
14:48 23/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi posthë çdo akuzë në drejtim të tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, sa i takon çështjes së privatizimit të kompleksit Partizani.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha theksoi se procesi i privatizimit është nisur nga Fatos Nano dhe ndryshimi i destinacionit është bërë nga Edi Rama. Berisha akuzoi këtë të fundit se bashkë me SPAK, kanë fshehur me qindra dokumente që sipas tij faktojnë të vërtetën.

“Procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente. Pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente”./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article