Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

1 month ago 9
Reklamë

Edvin Kulluri reagoi në lidhje me deklaratën e Ivi Kasos, i cili tha se kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij përfituan 22.4 hektarë tokë në Vuno.

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se Partia Demokratike ka hyrë në një cikël imoraliteti dhe idiotësie.

”PD ka hyre ne nje cikel idiotesie dhe imoraliteti te pakthyeshem! Po si mundet partia medemek e djathte te sulmoje Kryeministrin ose kedo qytetar qe ka perfituar pronen e trasheguar?

PD duhet te beje beteje me PS pse Agjensia e Trajtimit te Pronave ne 11 vite qeverisje te Ramesnuk ka marre asnje vendim per kthim dhe kompensim te pronave te trasheguara. Duhet te tundin bulevardin per Ligjin per Investimet Strategjike, por jo pse nje fis ka fituar te drejten e prones ne gjykate!

Njeriu gezon dy te drejta natyrore: 1) te drejten e jetes, pra qe askush mos ti marre jeten dhe lirine ne menyre arbitrare pa nje proces te rregullt ligjor; 2 te drejten e prones qe me Kushtetute perfitohet permes trashegimise, shit-blerjes dhe dhurimit.

Mire qe lame 33 mije dosje pa shqyrtuar ne 8 vite qeverisje duke “noterizuar” grabitjen e prones nga komunizmi, por tani tani dalin protestojne per dyshime te SPAK per ndikim te paligjshem ne rastin Malltezi e nderkohe sulmojne Ramen pse gjykata u ka thyer fisit Koleka pronen e trasheguar.

Dhe me keq akoma mbeshtesin kandidatet e Vorio-Epirit ne emer te mbrojtjes se pronave te banore te Himares!

Parti pa busull morale dhe politike. Parti prone e nje njeriu”, shkruan Kulluri.

Read Entire Article